Ç’po ndodh në këtë vend vend? Çmendet 40-vjeçari në Tiranë, u ngul thikën tre personave në lokal

Në një lokal në Laprakë ka ndodhur një ngjarje e rëndë.

Një 40-vjeçar ka plagosur me thikë tre persona.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.04.2023, në Laprakë, në një lokal, shtetasi E. M., 40 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit V. Rr., 64 vjeç, R. Rr., 40 vjeç dhe shtetasin M. M., 47 vjeç. Si pasojë 3 shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë në zonë për kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për gjendjen shëndetsore të të dëmtuarve dhe kapjen e autorit, do të kemi njoftim vijues.