Lajm i trishtë! Familjarët e shpallën të humbur, Brisilda 23-vjeçare ka ndërruar jetë në 14 shkurt

Brisilda Nexhipi, vajza 23-vjeçare, që JOQ ALBANIA ka publikuar si të humbur, ka ndërruar jetë.

Lajmi është konfirmuar nga morgu i Durrësit. Ajo është pëprplasur nga një automjet në datën 14 shkurt të këtij viti në autostradën Tiranë-Durrës.

Identifikimi i saj, është bërë me anë të tatuazhit që kishte në dorë, “Rafaelo”, emri i të birit.

Burime për JOQ ALBANIA bënë me dije se para disa kohësh, Brisilda lëvizte në zonën e Durrësit dhe ne siguruam edhe një video.

Mirëpo, lajmi i keq i marrë ditën e sotme, ka bërë që të ndërpresim të gjitha kërkimet.