Gjendet pa shenja jete një 30-vjeçar, dalin detajet e para

Një person është gjetur pa shenja jete këtë të enjte në Vushtrri të Kosovës.

Lajmin për mediat në Kosovë, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili deklaroi se viktima është 30-vjeçar.

Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

“Sot, rreth 11:30, Policia në Vushtrri, ka pranuar informatën se në rrugën ” Nimon Ferizi” është gjetur pa shenja jete viktkma mashkull 30 vjeçar.

Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, theksoi Zahiti.