Promovonin jetën e luksit në “Tik Tok”/ Si agjentët e infiltruar futën në “kthetra” 7 të famshmit e rrjeteve sociale! Rolet e tyre në furnizimin me drogë të klubeve

Prej kohësh, kishin qenë nën mbikëqyrjen e Policisë, ndërkohë që ata ishin kthyer në furnizuesit kryesorë me drogë të disa prej lokaleve të njohura në Sukth dhe Durrës.

Për të konkluduar në fakte dhe prova konkrete ishin infiltruar edhe punonjës policie në rolin e blerësit, e për pasojë u çua në një operacion me 8 persona të sjellë në pranga pak ditë më parë. Ata ishin të rinj që njiheshin në rrjetet sociale për numrin e madh të ndjekësve.

Kështu të rinjtë e famshëm të “Tik Tok”-ut që shpërndanin kokainë në lokalet e natës në Durrës dhe Sukth janë lënë të gjithë në burg. Ata dolën dje para Gjykatës së Durrësit për t’u njohur me masën e sigurisë dhe për shtatë prej tyre Gjykata vendosi masën “Arrest me burg”, ndërkohë për 24-vjeçaren Kristel Balla, u vendos masa “Detyrim paraqitjeje”.

Të rinjtë, pjesë e dy grupeve kriminale, ranë në pranga pas një operacioni të zhvilluar nga Policia e Durrësit. Në burg janë lënë, Gentian Muça, Tani Muça, Amonali Halili, Alban Vela, Ergi Curri, Gentian Konesha dhe Stivens Bulku. Dëshmitë e tyre në gjyq kanë qenë kontradiktore dhe në mospërputhje me provat që ka në duar organi i akuzës.

Edhe pse të rinjtë e “Tik Tok” nuk kanë pranuar se kanë shitur kokainë, në fakt të infiltruarit e Policisë bënë blerje të simuluar tek anëtarët e këtyre dy grupeve kriminale.

Të gjithë të arrestuarit ishin mjaft aktivë në rrjetet sociale dhe ata promovonin jetën luksi e makina luksoze në “Tik Tok” e “Instagram”. Të gjithë dyshohet se furnizoheshin tek Gentian Muça, 48 vjeç, i dënuar më parë për trafik dhe që përdorte tre emra të tjerë për të humbur gjurmët, Gentjan Lici, Gentjan Muça, Gentjan Ferra. Drogën që merrnin nga Muça ata e shpërndanin në lokalet e natës.

Gjatë dy operacioneve policore u sekuestruan 1 pako kokainë, me peshë 130 gramë, 40 doza kokainë, 3 automjete, 2 prej tyre luksoze dhe 96 mijë lekë e disa shuma në euro, franga dhe paund.

Rolet

Sipas Policisë së Durrësit, operacionet ishin rezultat i një hetimi 6 mujor. Sipas Policisë, Gon Muça ishte rolin e furnitorit me lëndë narkotike kokainë, për këta shtetas, të cilët, pasi e blinin atë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e shpërndanin në zonën e Sukthit dhe të Durrësit, si dhe në lokalet e natës, në qytetin e Durrësit.

Për ndarjen e lëndës narkotike, ata kishin përshtatur ambiente të posaçme në lokalet e tyre, konkretisht në lokalin e shtetasit Gon Muça, në zonën e Sukthit, dhe në lokalin e Ergi Currit, në një lagje në Durrës.

Gjatë operacioneve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale

1 pako me kokainë, me peshë 130 gramë;

40 doza me lëndë narkotike të llojit kokainë;

3 automjete,

2 prej tyre luksoze,

96 mijë lekë të rinj dhe disa shuma në euro, franga dhe paund,

3 peshore elektronike që shërbenin për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla,

1 dorezë hekuri dhe 14 aparate celulare.

– 1 pako me kokainë, me peshë 130 gramë;

– 40 doza me lëndë narkotike të llojit kokainë;

– 3 automjete, 2 prej tyre luksoze;

– 96 mijë lekë të rinj dhe disa shuma në euro, franga dhe paund;

-3 peshore elektronike që shërbenin për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla,

1 dorezë hekuri dhe 14 aparate celulare.

Të gjithë personat po hetohen nën akuzën e “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”.