Horror në SHBA, një person i armatosur futet në një bankë dhe vret 5 persona, disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, në një bankë në Louisville të Kentaki, ku një person i armatosur ka hyrë dhe ka nisur të qëllojë me armë zjarri qytetarët.

Si pasojë humbën jetën 5 persona dhe mbetën të plagosur 9 të tjerë. Viktimat ishin të moshës nga 40 deri në 64 vjeç. Midis nëntë të tjerëve të plagosur ishte një oficer policie i ri, që kishte nisur punën vetëm pak ditë në parë.

Oficeri u qëllua në kokë dhe është ende në gjendje kritike pas operacionit në tru. Policia u përgjigj brenda tre minutave dhe qëlloi për vdekje autorin në një shkëmbim zjarri.

Dyshohet se autori ka qenë një punonjë në bankë dhe se së fundmi e kishin paralajmëruar se do ta hiqnin nga puna. Kjo ka bërë që autori të ndërmarrë këtë akt ekstrem.

Kentaki është një nga 26 shtetet që lejojnë shumicën e të rriturve mbi 21 vjeç të blejnë dhe mbajnë një armë zjarri pa licencë.