Trembi për vdekje pulat e fqinjit, burri dënohet me burg

Një kinez është dënuar me burg pasi hyri fshehurazi në pronën e fqinjit të tij për t’i trembur për vdekje pulat, si pjesë e një skeme të çmendur hakmarrjeje.

Burri, i cili u identifikua vetëm me mbiemrin Gu, u dënua për përdorimin e një elektriku dore për të tmerruar pulat. Drita vezulluese bëri që tufa e trembur të grumbullohej në një cep të kotecit duke shkelur dhe vrarë njëra-tjetrën në përpjekje për të shpëtuar. Kur Gu e bëri këtë 500 pula u shkelën për vdekje.

Por kur ai u kap nga policia ai u urdhërua të paguante fqinjin e tij, të identifikuar si Zhong 436 dollarë. Por Gu nuk e pranoi diçka të tillë dhe vendosi të trembte sërish pulat. Në ‘sulmin’ e tij të dytë 600 pula u vranë duke e çuar në 1100 totalin e përgjithshëm dhe 2,015 dollarë dëmin ndaj pronarit.

Gjykata vendosi që Gu të vuante gjashtë muaj burg dhe të kryente një vit provë, një dënim ky, ku merrej parasysh edhe pendimi që Gu kishte treguar për krimin e tij.