Luizi: “Shshsh! Rri urtë”/ Kristi debaton me Efin pasi e qëlloi me vezë: Njeri pa karakter (Video)

Kristi u acarua shumë me veprimin e Efit dhe i tha asaj se është njeri pa karakter dhe dinjitet, që erdhi i hodhi vezët në kokë, aq më tepër në një kohë kur ai nuk e priste një gjë të tillë.

Kjo e fundit zgjodhi ta injoronte dhe i tha mos të bëjë zhurmë, sepse ka dalë të shijojë diellin.

Luizi nga ana tjetër e mbrojti Efin dhe u shpreh se veprimi i saj ishte për t’i treguar Kristit që në shtëpi ka ligje dhe shtet.

Kristi tha se në shtëpi ka vetëm njerëz bullizues dhe se e vetmja gjë që ata dijnë të bënjë është të shajnë e të ofendojnë.

Ai madje u shpreh se Luizi është i korruptuar dhe se bën aleanca gjithë kohën me grupin e tij.