E frikshme/ Tërmeti i fuqishëm “shkund” këtë vend, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 6.2 ka ndodhur të enjten pasdite në ishullin Vankuver, në skajin jugperëndimor të Kanadasë, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS).

Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) vlerësoi se tërmeti ishte me magnitudë 5.9 ballë.

Epiqendra e tërmetit ndodhet 211 kilometra në jugperëndim të Port McNeil dhe thellësia fokale llogaritet në 11 kilometra.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme të rënda materiale.