A do të ketë reshje shiu? Surpriza e motit për ditën e sotme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Vendi ynë mbetet nën ndikimin e vranësirave të shumta dhe prezencës së lartë të lagështirës në ajër për gjatë gjithë ditës së diel. Parashikohet që
vranësirat të pësojnë herë pas here zhvillime duke gjeneruar reshje shiu, ku në zona të izoluara do të jenë edhe në formë rrebeshi. Pritet që reshje të jenë më të dukshme
në zonat Veriore të Shqipërisë, ndërsa në pjesën tjetër të vendit do të jenë në sasira më të pakta.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 23°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat hërë pas here do të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluara shiu në pjesën e parë të
ditës.

Parashikohet që në vijim vranësirat të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje në të gjithë territorin e Kosovës, ku më të dukshme do të jenë në zonat
Jugperëndimore.