Aksident i rëndë/ Ambulanca përplaset me një automjet, raportohet për një person të plagosur, zbardhen detajet

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “kryqëzimi i Tales”.

Sipas informacioneve paraprake, një autoambulancë e Laçit është përplasur me një automjet tip “Ford” dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit “Ford”, i cili është dërguar në spital. Të dy mjetet kanë pësuar dëmtime të shumta.

Sipas burimeve në vendngjarje, dyshohet që mjeti tip “Ford” i ka ndërprerë rrugën ambulancës duke shkaktuar për pasojë edhe këtë aksident.

Policia në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet dhe ka kryer veprimet paraprake për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.