Shokohet këngëtarja shqiptare, zbulon se i përdornin fotot në faqe për të rritur

Këngëtarja e njohur shqiptare Bebe Rexha ka zbuluar se disa persona të paautorizuar po përdorin imazhin e saj për reklama në faqet e filmave për të rritur.

Bebe ka publikuar postimin e një fansi të marrë nga një faqe për të rritur ku shihet një fotografi origjinale e saj dhe një tjetër e bërë me photoshop ku reklamohet një program dobësimi.
“Ata po të përdorin ty në reklama gjithashtu”, kishte shkruar përdoruesi i Twitterit, i cili tregoi se këtë reklamë me këtë imazh të paautorizuar e gjeti në një video për të rritur.

“Ky është një lëmsh”,, shkroi Bebe Rexha sapo pa këtë postim nga fansi, të cilin më pas e rishpërndau për ndjekësit e saj në këtë platformë.

“Ky është një lëmsh”,, shkroi Bebe Rexha sapo pa këtë postim nga fansi, të cilin më pas e rishpërndau për ndjekësit e saj në këtë platformë.