Shkrumbohet makina në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan (VIDEO)

Merr flakë një automjet. Ngjarja ka ndodhur sapo kalon tunelin në rrugën Tiranë-Elbasan.

Nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar shpërthimin e flakëve. Ndërsa automjeti shihet i ndaluar në anë të rrugës.

Sakaq pritet që grupi hetimor të zbardhë shkaqet e këtij incidenti.