Ish-drejtuesi i policisë: Për çfarë iu lut familja e Ramës Vis Martinajt?

Ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi, që ishte dhe kandidat i “Primareve”, thotë se po të ishte Vis Martinaj gjallë, nuk do të bëhej kurrë “ushtar” i Edi Ramës.

Sipas tij, familja e kryeministrit e ka lutur 8 vjet Martinajn të bëhej ortak në lojërat e fatit dhe nuk ka pranuar, se ai vetë ndihet djathtas, jo majtas.

“Po të ishte i lirë Vis Martinaj, po pse mund të bëhej ushtar i Partisë Socialiste? Gjallë në botë!

E ka lutur familja kryeministrore për ta bërë ortak në lojërat e fatit 8 vite dhe s’kanë mundur.

Po nuk e bën dot kush Vis Martinajn socialist”, tha Prençi, duke qenë se dihen lidhjet e tij me familjen Berisha.