‘Isha vetëm tre metra larg nga vendngjarja’, vjehrri i Ardian Nikulajt rrëfen detajet nga vrasja e tij

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Shëngjin, ku mbeti i vrarë biznesmeni Ardian Nikuaj brenda lokalit të tij, ka reaguar edhe vjehrri i viktimës, i cili ka qenë dëshmitar në vendngjarje.

Ai bënë me dije se ishte shumë afër skenës së krimit.

“Isha vetëm tre metra larg vendngjarjes, u tronditëm nuk e dimë se nga erdhi autori. Hyri në lokal një djal me jelek dhe skafandër në kokë. Ardiani është vrarë në lokalin e tij në Shëngjin”- tha ai.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në prani dhe të një qytetari tjetër ndërsa shënjestër e plumbit ishte biznesmeni Nikulaj.

Autori i ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj dyshohet se është larguar nga skena e krimit me një automjet tip ‘Range Rover’ me targa angleze ngjyrë të zezë, i cili e priste disa metra jashtë lokalit të Nikurajt. Dyshohet se ai u kamuflua me uniformë policie për të mos ngritur dyshime tek viktima dhe për t’i shpëtuar efektivëve.

Viktima njihet si biznesmen i fuqishëm në zonën e Lezhës. Ai ka mbajtur postin e drejtorit të Aluiznit në Lezhë, si edhe ka kandiduar gjithashtu për deputet në zgjedhjet parlamentare 2021 nën logon e PSD. Gjithashtu ishte regjistruar në listat e këshillit bashkiak të Lezhës për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Më herët burime për Fax News kanë bërë me dije se policia po heton në disa drejtime, një ndër to është edhe ajo e gjakmarrjes ku është zbuluar se Nikulaj kishte hasmëri me fisin Palaj, dhe se në vitin 2011 është ekzekutuar i vëllai i tij.

Sakaq, është zbuluar se në vitin 2003, Nikulaj rezulton i dënuar me 4 muaj burg për armëmbajtje pa leje. Ndërsa në 2006-ën është dënuar me gjobë për kontrabandë dhe falsifikim.