Ekzekutimi i biznesmenit, ish-drejtori i policisë zbulon sa persona janë përfshirë në krimin e rëndë

Ish-drejtori i policisë Arben Hajdarmataj tha për Eruonews Albania se sipas tij në atentatin që i mori jetën biznesmenit Ardian Nikulaj janë të përfshirë tre persona.

Ai tha gjithashtu se sipas tij kjo nuk ka qenë hera e parë që autori i vrasjes bënte atentat ndaj dikujt, pasi mënyra se si ai i ishte afruar viktimës tregonte që këtë gjë e kishte bërë edhe herë të tjera,

Gjithashtu Hajdarmataj shtoi se arma e përdorur një pistoletë e tipit “TT”. Është një armë e cila nuk përdoret më nga organizata të krimit të organizuar, ndaj ai nuk mund të thotë se autori ishte një vrasës me pagesë.

“Mendoj se në këtë atentat kanë marrë pjesë tre persona. Nga ana profesionale, autori duket si një person që mund të ketë kryer atentate të tjera, nga mënyra si i është afruar, pa ndrojtje dhe se si e ka qëlluar viktimën. Në aspektin profesional unë si polic mendoj se është një person që ka njohuri shumë të mira për përdorimin e armëve.

Nëse do flasim se përdori një armë të tipit “tt”, është një armë model i vjetër që krimi i organizuar nuk e përdor më. Kjo armë nuk është e besueshme në duart e një autori I cili mund të jetë profesionist. Në rast se ekziston kjo lloj arme e tipit “tt”, kjo është një armë shumë e fuqishme, por nga vitet e prodhimit që kjo armë ka mund të mos jetë e sigurt në atentate të tilla. Duke i analizuar të gjitha më lënë të dyshoj te ana profesionale e autorit”,-tha ish-drejtori i policisë.