Aksident te mbikalimi në Vorë, raportohen të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur gjatë një aksidenti të ndidhur pasditen e sotme te mbikalimi në Vorë.

Polici bën me dije se shtetasi L. B., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, dhe dy vëllezërit, M. Gj., 22 vjeç, dhe A. Gj., 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.