Vranë babë e bir, dënohen me burgim të përjetshëm Ardjan e Florenc Çapja dhe Jorgu Leku

Pas 11 vitesh nga vrasje e Gentian e Nezir Beqirit, Gjykata ka vendosur më në fund dënimi ne autorëve.

Ardjan e Florenc Çapja dhe Jorgu Leku janë dënuar të 3 me burgim të përjetshëm, ndërsa me 15 vite është dënuar bashkëpunëtori i tyre, Ervis Bardhi.

Po ashtu, GJKKO dha 25 vite burgim për Klaidi Dokoli dhe Etien Çani, të tjerë bashkëpunëtorë në këtë krim.

Babe e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005.

Vrasja e Gentian Beqirit është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator. Autorët më pas mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri.

Kjo ndodhi ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivat e policisë, të cilët u akuzuan më pas për “Shpërdorim detyre”.