Aventura fatale e 15-vjeçarit me makinë në Poliçan përfundon keq. Vdes bashkëmoshatari, plagosen rëndë dy të mitura

Aksident tragjik në Poliçan. Vdes i mituri, plagosen rëndë tre të tjerë mes tyre dy vajza të mitura.

Ngjarja ndodhi në rrugën rurale të fshatit Plirëz.

Françesko Zylyftari, 15 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën AAfisaldo Zylyftari (pasagjerë në mjet) rreth 15 vjeç si dhe janë dëmtuar Françesko Zylyftari (drejtues mjeti), dhe dy shtetase të tjera të mitura që ndodheshin në mjet.

Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.