“Thuaj për kë e kishe atë tek e tek”/ Fabio Dushku paralajmëron Noizyn: Do të vij së shpejti të të takoj, nga spiunët kam humbur gjysmën e jetës

Personi i njohur i rrjeteve sociale, Fabio Dushku, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi, i është përgjigjur reperit Noizy, i cili në një reagim të tij tha se ai nuk e ka dasht kurrë, por sherri me Cllevio Serbianon e gjeti si arsye për t’u zënë.

Në një reagim në InstaStory, Fabio Dushku shkruan se ai nuk është gruaja e tij që ta dojë dhe e ka patur shumë herë rastin që t’i bënte shumë gjëra dhe nuk mund të priste sherrin me Cllevio Serbianon.

Ai shton më tej se nuk ka asnjë lloj interesi tek Noizy dhe se nuk mund t’i mbajë anë kur ai bën gabime dhe fut njerëz në burg.

Teksa i kërkon me ngulm ta sqarojë se për kë e kishte atë “tek e tek”, Fabio Dushku paralajmëron Noizyn se do të shumë shpejt ta takojë për t’u “sqaruar”.

“Naqeta. Atëherë meqë dole me fol dhe the ato që ty të intereson me thën si me i then, në radhë të parë s’je gruaja ime me të dasht ty. Në radhë të parë ti je kalama krejt se nuk thotë burri nuk më doni. Unë besoj që jam i vetmi që s’kam asnjë lloj interesi tek ti, as kam nevoj për famë, as kam nevoj për publicitetin tënd as të askujt, se s’jam as artist, asgjë. Dhe tjetra, nëse kisha diçka me ty personale dhe po prisja rastin, të kam pas shumë herë në dorë me të ba shumë gjëra, por s’kam pse kur njeriu silet mirë dhe të jep respekt. Jam mësuar në jetë t’ia kthej me të njëjtën mënyrë respektin, por duke ia dhënë 10 fishin më shumë apo jo djali i Bashkimit. Të kam vlerësuar punën, s’ta kam inatin, unë të dëgjoj muzikën, por jo pordhët e tua, se s’kam ku çoj këto të miat. Por kur ti bën gabime dhe don me fut njerëz në burg, s’ta mbaj dot anën edhe me qen vëllai im. Nga spiunët kam humbur gjysmën e jetës dhe ky djali në qeli ka emër dhe ja din mir emrin ti (Ediçadoti) dhe kush k*rin je ti me të marr në telefon. Ti bën gabime dhe duhet me të marr në telefon unë ty. Do të vij së shpejti të të takoj për këtë muhabet ok. Janë shumë për ty, por jam t’u përtu t’i shkruaj dhe do vij të t’i them nga afër dhe atë tek e tek për kë e kishe? Vendosja emrin personit që don tek e tek, vendosi emrin ok dhe për besë të shqiptarit dhe për besë të malësorit ta dish se do të takohemi shumë shpejt meqë prap ke dal ke fol dhe si ke sqaruar gjërat ashtu siç duhet, por u jep më shumë ushqim kalamajve për të na bezdis dit për ditë dhe më shumë sepse kështu të intereson ty. U ka dasht të paktën për ne të tjerëve ti sqaroje njerëzit e tu që ty të ndjekin e kishe mundësine dhe nuk e bëre kështu që më lër mua të të sqaroj ty.”- shkruan Fabio Dushku.