U ekzekutua në lokalin e tij, biznesmeni Ardian Nikulaj përcillet nesër për në banesën e fundit

Biznesmeni Ardian Nikulaj, i vrarë ditën e djeshme në lokalin e tij do të përcillet ditën e nesërme për në banesën e fundit.

Nikulaj u vra pak pas mesdite në lokalin e tij në Shëngjin e teksa ishte i ulur vetëm, një person i maskuar si polic është afruar dhe e ka qëlluar 6 herë, duke i shkaktuar plagë që i morën jetën.

Nikulaj, baba i katër fëmijëve, ka qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021 në siglën e Partisë Social Demokrate ndërsa ishte kandidat për anëtar të Këshillit bashkiak të Lezhës, nën logon e kësaj partie ne zgjedhjet e 14 majit.

Sakaq ende nuk ka një të dyshuarpër ngjarjen e rëndë që tronditi dje Shëngjinin. Mësohet se në momentin e krimit kanë qenë vjehrri i Nikulajt, kamarieri i lokalit dhe një roje sigurie.