Atentati në Shëngjin/ Publikohet VIDEO-ja e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj

Ky është momenti tronditës i vrasjes së biznesmenit dhe politikanit Ardian Nikulaj në Shëngjin të mërkurën, krim që akoma vijon të mbetet pa autor.

Siç shihet në videon e siguruara nga gazetari Elton Qyno, autori futet qetësisht në lokal dhe qëllon me armë.

I pranishëm aty ka qenë roja i biznesit. 68-vjeçari ka treguar se kur ka parë autorin, ka menduar se ishte postier.

Por pasi ka filluar të qëllojë, roja është larguar me vrap, për t’i shpëtuar plumbave.