E rëndë të Kthesa e Kamzës, shoferi humb ndjenjat brenda taksisë, mjekët e ambulancës konfirmojnë vdekjen

Një 61 vjeçar ka ndërruar jetë të Kthesa e Kamzës në Tiranë, pasi ka humbur jetën brenda makinës së tij. Shtetasi me inicialet A.Z punonte si taksisë dhe rreth orës 16.15, ka humbur ndjenjat brenda makinës së tij.

Në vendngjarje ka shkuar me urgjencë dhe ambulanca, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 61 vjeçari ka ndërruar jetë. Paraprakisht, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe ndatyrale.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.04.2023, rreth orës 16:15, te mbikalimi te Kthesa e Kamzës, shtetasi A. Z., 61 vjeç, duke drejtuar mjetin tip taksi ka humbur ndjenjat. Stafi i ambulancës ka konfirmuar se ka ndërruar jetë dhe paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.