“Të jesh legjenda e BB”, Luizi dhe Dea thurin planin e radhës për Qetsorin

Dea Mishel dhe Luiz Ejlli kanë bërë ‘plan’ se si do të murosin Qetsor Ferrunajn nëse shkon në finale.

Ideja nisi kur Dea tha se nëse shkojnë në finale ata të tre, do të ndërtojnë gjëra të bukura. Më pas Luizi thotë se mund të murosin Qetsorin si Rozafën.

Dea: Nëse shkojmë në finale unë ti dhe Qetsori do të bëjmë gjëra të bukura.

Luizi: Ça do bëjmë?

Dea: Do ndërtojmë një shtëpi të vogël, se ky nuk të lë të rrish kot.

Luizi: Po murosim Qetsorin si Rozafën. E vëmë njërën dorë jashtë, këmbën, syrin dhe gjoksin. O Qetsor, nëse je në finale, jam dhe unë dhe Dea, pak rëndësi kush është i katërti, do të bëjmë një tip muri me gur, do të murosim ty si Rozafën. Të jesh legjenda e Big Brother.

Qetsori: Nuk ju ka shkuar mendja keq.

Luizi: Do të të savatojmë mirë. Do të murosim unë e Dea.

Qetsori: Do jetë Dea thua?

Luizi: Nëse nuk është Dea nuk e bëj dot, se do arkitekt kjo punë.

Qetsori: Ça do më lini jashtë?

Luizi: Këmbën, dorën, syrin, me ta lënë gjoksin jashtë për ça?