“Gati të jap emra”/ Rrëfehet familjarja e fisit Lestakaj: Nikulaj më kërkoi takim, çfarë më thanë te Kullat Binjake

Pista e hakmarrjes është një nga pistat që është në duart e hetuesve që po hetojnë vrasjen e biznesmenit në Lezhë, Ardian Nikulaj.

Nertila Haxhia, vajza e dajës së Elton Lestakaj, personit që akuzonte Ardian Nikulaj dhe Arben Nikulajn për vrasjen e familjarëve të tyre, ka rrëfyer ofertën që i ndjeri ikulaj i ka bërë për t’u ulur në tavolinë.

Ajo tha se pasi e bëri publik 7-vite më parë rastin në media, një mik i përbashkët, i kërkoi që të ulej në takim me zotin Ardian Nikulaj.

Ajo tha se nuk e pranoi takimin dhe shtoi se do të ulej në takim vetëm përballë institucioneve në prokurori.

“Nëse do të ketë nevojë prokuroria po e deklaroj këtu, jam e gatshme të vete t’ia jap emrat. Unë jam kontaktuar nga një mik i zotit Nikulaj që unë dhe zoti Nikulaj të uleshim në një tryezë bisedimi. Ky takim mes meje dhe mikut të zotit Nikulaj, ka ndodhur diku tek Kullat Binjake aty në kat të dytë, mbaj mend dhe tavolinën, janë dhe kamerat e lokalit. Mbaj mend që më ka thënë që zoti Nikulaj do të ulet me ty në tavolinë pas emsionit që dola në media.

Unë isha 25-vjeçe atëherë dhe i thashë shprehimisht me cilën cilësi do të më takojë zoti Nikulaj, pasi unë nuk jam pjesë e familjes Lestakaj, jam mbesa. Ia thashë këtë që të isha e informuar që çfarë t’u thosha familjarëve.

I thashë mikut që unë komunikojë me të vetëm përballë prokurorisë. Unë isha i vetmi person që kisha të gjitha dosjet dhe ia referoja avokatëve në Britani që të bindeshin për gjakmarrjen, pasi djemtë mund të ktheheshin në Shqipëri”, tha ajo.

Ajo shtoi se dosja është manipuluar dhe dëshmia e familjarëve të Lestakaj, ku akuzonin Ardian dhe Arben Nikulaj për vrasjen e dyfishtë nuk është hetuar siç duhet.