Anglezi në Lezhë që dyshohet për vrasjen e Nikulaj, flet ish-drejtuesi i policisë

Ditën e sotme u raportua se një shtetas anglez ishte si i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë.

Sipas informacioneve të publikuara në media, shtetasi anglez ka udhëtuar në zonën ku u vra biznesmeni dhe rreth orës 19:00 ka udhëtuar drejt Rinasit duke ndëruar dy taksi.

I ftuar në emisionin Revieë në Eruonews Albania, ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj, tha se ka një nxitim nga ana e policisë për të zbardhur ngjarjen për shkak të presionit politik që ka mbi këtë çështje.

Hajdarmataj tha se i komunikohet publikut qëllimisht se është një person i dyshuar, për të shfryrë sutuatën, por ai kurrë nuk do të identifikohet me emër deri në përfundim të zgjedhjeve.

“Unë mendoj se nxitimi i policisë është për dy arsye për të dhënë këto të dhëna që ne po diskutojmë tani. Por është për faktin se një palë politike u akuzua drejtpërdrejtë. Vetë fakti që vetë drejtori i policisë shkon në Lezhë, ka një trysni të madhe politike për zbardhjen e ngjarjes. Nxitimi është i dëmshëm. Kjo ngjarje po i komumikohet publikut se personi është identifikuar, por nuk do bëhet i ditur identiteti i tij. Dhe do të ngelë kështu deri sa të mbarojnë zgjedhjet, por dhe më vonë”, tha Hajdarmataj.