E rëndë, një 44-vjeçar bie nga varka në këndin e lojërave

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Elbasan, ku një person është lënduar pasi ka rënë nga varka e lojrave.

Bëhet me dije se i lënduar ka mbetur 44-vjeçari Lulzim Xibraku, i cili ka rënë nga varka e lojrave në qendër të Elbasanit.

44-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes.