Eksperti i njohur zbulon mënyrën si u zhduk pa asnjë gjurmë motori i vrasësit të Ardian Nikulajt: Ka përdorur një armë të Luftës së Dytë Botërore

Në emsionin Review në Euronews Albania u analizua vrasja e biznesmenit në Lezhë, Ardian Nikulaj. I ftuar në studio eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi, tha se nga pikëpamja e logjistikës vrasja ka një kosto shumë të ulët, pasi është përdorur një motor skuter dhe një pistoletë e Luftës së II Botërore.

Ai shtoi se përflitet se motori ka kaluar tre postblloqe policie, por shtoi dhe mundësinë ku skuteri mund të jetë zhdukur duke u futur në një furgon.

“E para njëherë ishte një vrasje me kosto të ulët, jo në aspektin e shpërblimit, por në kuptim e aksesorëve që ka përdorur.

Ka përdorur një pistoletë të Luftës së Dytë BotërorE, një skuter. Në krahësim me një Range Rover 100 mijë euro që është djegur në atentatet e tjera.

Flitet që ka kaluar tre postoblloqe, por nëse nuk e kanë gjetur motorin, mund të jetë futur në një furgon dhe të jetë larguar lirshëm më pas”, tha ai.