Plagoset punëtori i lodrave në Elbasan, 44-vjeçari ra nga varka

Mbrëmjen e sotme është plagosur 44-vjeçari, Lulzim Xibraku pasi ka rënë nga varka e lojërave në qendër të qytetit të Elbasanit.

Mësohet se Xibraku është punëtor i lodrave. Ai është transportuar në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe është jashtë rrezikut për jetën sipas mjekëve.