A do e ftoni Efin në dasmë? Përgjigjet Kiara

Kiara mori propozim për martesë nga Luizi mbrëmjen e të shtunës, propozim të cilit ajo iu përgjigj me Po. Shpeshherë çifti ka diskutuar për dasmën e tyre jashtë Big Brother dhe Kiara ka zbuluar edhe një detaj, të ftuarit.

E pyetur në një intervistë për “Fan Club” pas daljes nga shtëpia, Kiara tha se në dasmë do ftojnë të gjithë banorët, përfshirë edhe Efin duke shtuar se kur të mbarojë loja do marrin fund edhe inatet.