Makina përfshihet nga flakët, dalin detajet e para

Ka marrë flakë një makinë në ecje në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë pranë fshatit Memëlisht.

Bëhet e ditur se shoferi, i shoqëruar nga gruaja dhe një fëmijë, për pak janë rrezikuar, pasi mjeti me të cilin udhëtonin është përfshirë nga flakët.

Për fat të mirë, familja ka dalë në kohë nga makina e cila u shkrumbua e tëra nga zjarri. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e saj.