Tragjedi në Libi, humbin jetën 11 emigrantë, mes tyre dhe fëmijë

Roja bregdetare libiane gjeti sot trupat e njëmbëdhjetë emigrantëve, përfshirë një fëmijë, të pajetë pasi varka e tyre u mbyt në brigjet e Libisë.

Autoritet panë sot disa persona duke notuar pak larg nga bregu i qytetit të Garabulit, 50 km në lindje të Tripolit. Teksa autoritet u nisën për të ndihmuar emigrantët që ishin në ujë, u gjetën dhe trupat e pajetë të 11 personave.

Varka , e cila u mbyt pranë bregut, mbante rreth 80 emigrantë sipas një prej të mbijetuarve. Në bord sipas të mbijetuarve kishte egjiptianë, pakistanezë dhe Bangladesh .