Aksident i rëndë në mesnatë/ Mjetet përplasen kokë më kokë, vdesin 4 të rinj

Katër të rinj të vdekur dhe dy të plagosur rëndë, është ky bilanci i një aksidenti të rëndë rrugor që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bari, në Itali. Sipas informacioneve të para nga zjarrfikësit, në aksident janë përfshirë dy makina.

Zjarrfikësit që kanë ndërhyrë në vendngjarje kanë nxjerrë edhe dy persona të plagosur rëndë nga mjetet e shkatërruara, ndërsa shkaku i aksidentit mbetet ende i panjohur.

Sipas informacioneve fillestare, 4 viktimat ishin të gjithë të moshës nga 17 deri në 27 vjeç.

Aksidenti ndodhi përgjatë rrugës provinciale 231 midis Modugno dhe Bitonto, në drejtim të veriut.

Dy të plagosurit janë të dy të shtruar në spital, në gjendje të rëndë për veten.