Kiara nuk do të flasë, nxehen Arbri dhe Arbana: Për ça keni ardhur? Kishim marrë ca njerëz të tjetër që të mos harxhojmë kohën kot me ju

Arbana ka pyetur banorët e eliminuar për situatën e tensionuar mes Luizit dhe Efit dhe të parës ia ka dhënë fjalën Kiarës. Kiara nuk iu përgjigj pyetjes, por tha se asnjë nga vajzat nuk e sheh fituese.

Më pas Tea iu drejtua Kiarës duke e pyetur se çfarë mendon për deklaratën e Luizit, i cili tha se i vjen turp nga një vajzë si Efi që ka marrë pjesë në “Përputhen”, por ndërkohë edhe vetë ka njohur një vajzë (pra Kiarën) nga një format televiziv.

“Nuk kam asnjë mendim”, u përgjigj Kiara. Përgjigja e Kiarës nxehu Arbrin, i cili iu drejtua Arbanës dhe i tha se nuk vazhdohet kështu duke mos dhënë mendime, kur në studio për këtë punë janë ftuar.