“I gjykojmë të tjerët dhe nuk e vërejmë sa i mjerë është…”/Mos vallë Kiara Tito thumboi hapur Zhaklinën dhe Arbrin pas përplasjes që patën në “BBVIP”?

Gjatë spektaklit të djeshëm në ‘Big Brother VIP”, Kiara Tito pati një përplasje të fortë me dy opinionistët, ku po justifikonte komentet seksiste dhe veprimet e Luizit kundrejt vajzave të shtëpisë.

Moderatorja u shpreh se këngëtari aty brenda po bën thjesht lojë, ndërsa Zhaku e ironizoi duke i thënë se ka fikë se mos edhe fejesa e saj mund të jetë në kuadër të lojës. (Kliko këtu)

Nga ana tjetër, Arbri mbylli këtë debat duke thënë gjithashtu me ironi: “Ke të drejtë. Fjalët e tua nuk bien në tokë”.

E duket se pas mbarimi të “Prime”-t, Kiara i ka thumbuar dy opinionistët me një citat të novelistit spanjoll, Carlos Ruiz Zafon.

“Është e çuditshme si i gjykojmë të tjerët dhe nuk e vërejmë sa i mjerë është përçmimi ynë”, shkruhet në postimin e bërë në InstaStory.