Vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë, policia: Po punohet për vënien para drejtësisë të djalit të Admir Muratit

Kryepolici Muhamet Rrumbullaku ka folur në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit Stiven Toshkesi pak ditë më parë në kryeqytet pas një sherri mes disa të rinjve.

Rrumbullaku u shpreh se po punohet për kapjen e personit të shpallur në kërkim duke iu referuar djalit të Admir Muratit, Arbër Murati në mënyrë që ai të vihet para drejtësisë, për të sqaruar rolin e tij në këtë ngjarje.

“Hetimet janë drejt përfundimit. Edhe personi që ju i referoheni si person i shpallur në kërkim shumë shpejt edhe ai do të vihet para organeve të drejtësisë për të dhënë shpjegimin e tij në lidhje me rolin sa i përket ngjarjes”, u shpreh ai.