U arrestua për ngacmim s*eksual të dy vajzave, momenti kur Xhejson Bregu kap njërën nga të pasmet (Video)

Policia e Tiranës ka vënë në pranga ditën e sotme 25-vjeçarin Xhejson Bregu.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 25-vjeçari ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare, në ashensorin e pallatit, si dhe një shtetase të huaj, në parkingun e një qendre tregtare.

Vajza e huaj e cila ka rënë pre e ngacmimeve seksuale të Xhejson Bregut ka qenë një keniane. Ajo ka qenë duke zbritur shkallët për të shkuar tek parkingu dhe shkëmbehet me Xhejson Bregun. Ky i fundit, pasi shkëmbehet, i shkon sërish nga pas dhe e kap nga të pasmet.

Ka qenë 15-vjeçarja ajo e cila ka bërë kallëzimin në polici ku çoi në prangosjen e të riut.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 25-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.