Ekzekutimi i biznesmenit në Shëngjin, gazetarja zbardh detaje të reja: Autori është paguar 500 mijë euro për vrasjen, dyshohet se…

Gazetarja Nevila Dervishi, ka hedhur dritë më gjakmarrjen mes fiseve Lestakaj dhe Nikulaj në Lezhë, që çoi dhe në ekzekutimin mafioz të Ardian Nikulaj rreth një vit më parë.

Dervishi bën me dije se konflikti mes dy fiseve lindi në vitin ’97-ën, pas një zënke në karburant mes djemve të dy fiseve dhe vijoi pak ditë më parë me ekzekutimin e biznesmenit Nikula.

Sipas saj, për vrasjen e Nikulajt është paguar një shumë prej 500 mijë eurosh.

“Bëhet fjalë për një vrasje shumë të organizuar, dhe sipas informacioneve thuhet për organizuar dhe kryer vrasjen e Nikulajt është paguar një shumë prej rreth gjysmë milioni eurosh.

Për të marrë një vrasës portugez në Shqipëri, që i është dashur të mësoje shqip, të mësojë edhe çdo zakon të shqiptarëve. Është atentat shumë i mirëorganizuar dhe i strukturuar”, tha ajo.