Vrasja e Nikulajt është tentuar të behet tre ditë resht para ekzekutimit, por nuk ia kanë dalë! Edmond Haxhia i orientonte bashkëpunëtorët me telefon! Dy prej tyre dyshohet se janë në…

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me autorët e vrasjes së biznesmenit, Ardian Nikulaj, të cilët janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gazetari i Panorama TV, Ervin Leka raporton se organizatori, Edmond Haxhia, i ka pritur në Rinas bashkëpunëtorët e tij në Rinas dhe i ka orientuar me telefon se nga duhet të lëviznin.

Mësohet se ai i ka pritur përballë një hoteli në Rinas.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se britaniku Harry Simson, ka një të shkuar problematike në Britaninë e Madhe, për agresion dhe lëndë narkotike.

Për sa i përket autorit portugez, Ruben Saraiva ai ishte me origjinë arabe.

Pas krimit, ai u largua nga dogana e Kapshticës më drejtim të Greqisë sëbashku me dy britanikët e tjerë dhe dyshohet se janë ende në Greqi.

Ndërsa Harry Simson dhe Edmond Haxhia janë larguar nga Rinasi.

Ata kanë tentuar ta kryenin ekzekutimin edhe në datat 16-17-18 prill, por nuk e kanë mundur që ta kryejnë. Ata kanë pritur dhe janë filmuar duke qëndruar në zonë në këto data për 6-8 orë. Por Nikulaj ka qenë i shoqëruar dhe nuk e kanë kryer dot vrasjen.

Kontrolle po kryhen edhe për të gjetur banesën në Shkodër ku dyshohet se ka qëndruar autori portugez.