Gjendet motori që përdori vrasësi i Nikulajt, ishte në afërsi të banesës së Edmond Haxhiajt

Pulumbarët e RENEA kanë gjendur motorin e përdorur në vrasje e Ardjan Nikulajt.

Motori ishte hedhur në lumin Drin, 100 metra larg shtëpisë së Edmond Haxhisë, personi që ka financuar dhe organizuar këtë vrasje.

Pas kontrollove të imtësishme në terren të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe forcat operacionale të Policisë së Shtetit, është gjeture motori që u përdor në vrasjen e Ardian Nikulajt.

Mjeti është gjendur në afërsi të banesës së shtetasit të shpallur në kërkim E. H., në fshatin Kakarriq, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan motomjetin e përdorur nga ekzekutori, për vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj.

Ndërkohë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore dhe kontrollet në terren, për sigurimin e të gjitha provave që shërbejnë për dokumentimin e plotë ligjor të autorësisë së vrasjes së kryer më 19 prill, në Shëngjin.

Grupi i posaçëm hetimor vijon hetimet dhe veprimet në terren, në funksion të dokumentimin të plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë, Policia e Shtetit është duke bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, për lokalizimin dhe kapjen e 6 shtetasve të shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e 51-vjeçarit Ardian Nikulaj.