Vrasja e Ardian Nikulajt, policia gjen një tjetër provë të fortë që fundos vrasësin portugez

Policia ka ushtruar këtë të enjte kontrolle në zonën e Kakarriqit, ku nga uniformat blu bëhet me dije se është gjetur motori me të cilin u largua ekzekutori i Ardian Nikulaj.

Forcat polumbare të RENEA-s ndodhen në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur gjetjen e mjetit me të cilin u largua vrasësi.

Motori u gjet në ujërat e një përroi në fshatin Kakarriq, në afërsi të banesës së shtetasit të shpallur në kërkim Edmond Haxhija.