Të paktën 20 persona kanë humbur jetën nga përmbysja e një anije në provincën Riau të Indonezisë perëndimore. Autoritetet u shprehën se kanë frikë se numri i viktimave mund të rritet pasi ka të zhdukur.
Mësohet se në anije kanë qenë në total 70 pasagjerë. Një zëdhënës i policisë i tha agjencisë së lajmeve Xinhua se ekipet e shpëtimit kishin nxjerrë 58 të mbijetuar nga zona e rrënojave, ndërsa theksoi se anija po transportonte shumë pasagjerë.
Tenggelamnya Kapal SB Evelyn Calisca 01, Riauhttps://t.co/HcHeWcxqia pic.twitter.com/911fYjTxiD
— Kabar Sleman (@sleman_kabar) April 27, 2023