Dhunohet avokati brenda gjykatës në Fier, autori ishte në proces divorci me bashkëshorten (EMRAT)

Dhunohet avokati Ergys Selmani në Fier. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur ne ambientet e zyrës së avokatit pranë mjediseve të gjykatës së Fierit.

Mësohet se autori, Daniel Shkrela i cili ka dhunuar avokatin, ka qenë në proces divorci dhe Selmani ishte avokat i palës paditëse. Fillimisht ata kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe më pas ka degjeneruar në konflikt fizik.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku ka bërë të mundur identifikimin e autorit të plagosjes, si dhe janë sekuestruar kamerat e sigurisë. Ndërkohë avokati është dërguar për të marrë ndihmën e nevojshme mjeksore në spital.

Fier/Informacion paraprak:

Rreth orës 15:40, në lagjen “29 Nëntori”, Fier, shtetasi D. Sh., 34 vjeç, banues në Fier, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në zyrën e tij, shtetasin E. S., 50 vjeç, me detyrë avokat.

Eshtë shpallur në kërkim shtetasi D. Sh dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.