Punonjësit e përmbarimit shkojnë të sekuestrojnë shtëpinë në Durrës, menjëherë lajmërojnë policinë për atë çfarë gjetën brenda

Një ngjarje befasuese ka ndodhur ne Durres, ne Shkembin e Kavajes, kur permbarimi ka shkuar te seku estroje nje shtepi te pabanuar, për llogari të një banke ku rezultonte me kredi.

Sipas burimeve, ne momentin qe përmbaruesit kane hyrë brenda bashkë me policinë kanë gjetur dy armët e përshtatura për sniper me silenciator, një pistoletë dhe një sasi kanabisi.

Mesohet se është lajmëruar menjehere Policia e Durrësit e cila ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë sekuestrimin e armëve të zjarrit.

Nga verifikimet paraprake rezulton se pronari është emigrant në SHBA.