Bebe Rexha: Burrat hanë të parët. Burrat flasin. Gratë trajtohen si dorë e dytë në vendin tim

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka treguar mendimin e saj mbi ‘të metat’ e shoqërisë sonë. Në një intervistë për “Rolling Stone”, Bebe tregoi se sheh një mizogjini të rrënjosur në kulturën shqiptare.

E pyetur për familjen e saj, Bebe ka rrëfyer: “Ata janë më paranojakë, shumë të stresuar. Ndjehem sikur i kam marrë disa nga ato cilësi nga familja ime, por duhet të mësosh se si të tërhiqesh nga kjo. Askush nuk flet kurrë për traumën ndër breza.”

Rexha e kanalizoi kulturën e saj në një mënyrë tjetër në një nga këngët e albumit, e cila titullohet “I Am”, të cilën e kompozoi pasi Gjykata e Lartë mori vendim për ndalimin e abortit në Amerikë. Ky vendim e bëri atë të mendojë për rrënjët e saj dhe mizogjeninë e rrënjosur që ajo sheh në kulturën shqiptare.

“Mos më keqkuptoni, unë e dua kulturën dhe prejardhjen time dhe e urrej ta them këtë, por ndonjëherë më duket sikur gratë trajtohen si qytetare të dorës së dytë në vendin tim. Burrat hanë të parët. Burrat flasin. Gjithçka ka të bëjë me burrat dhe më pas vijnë gratë.”, tha Bebe.