Fshehën kokainën poshtë jastëkëve dhe 25 mijë euro në çarçafë, pranga dy shqiptarëve në Itali

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Mediet italiane shkruajnë se gjatë kontrollit në terren për parandalimin e trafikut të paligjshëm të drogës në zonën e Imprunetas, janë gjetur dhe sekuestruar 1.6 kg kokainë, një pistoletë e kalibrit 8 si dhe 25 mijë euro cash.

Shqiptarët kishin fshehur kokainë, me një peshë totale rreth 1.6 kg, brenda jastëkëve të divanit, si dhe 25 mijë euro kesh të mbështjellë në çarçafët.