Njërës i rriten ndjekësit, tjetrës i ulen, ç’po ndodh me Instagramin e banorëve të BBV

Situatat e banorëve në shtëpinë e BB kanë ndikuar edhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. “Social Top 5”, një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” ka sjell vëmendjen tek humbjet dhe fitimet e ndjekësve të personazheve.

Një rënie ka pësuar Efi Dhedhes, e cila ka humbur sërish ndjekës. Ajo kishte 566 mijë ndjekës dhe tani ka kaluar në 553 mijë.

Pas shumë situatave të ndodhura në shtëpi javën e fundit dhe debateve ku ajo ka qenë pjesë, Nita Latifi ka humbur ndjekës këtë javë, duke shkuar nga 102 mijë në 99.6 mijë ndjekës.

Qetsor Ferrunaj ka arritur të fitojë këtë javë vetëm 300 ndjekës më shumë në llogarinë e tij të “Instagram”-it, duke shkuar në 19.7 mijë ndjekës.

Në ndryshim nga java e kaluar ku ishte me humbje, këtë herë Krist Aliaj ka fituar 5600 ndjekës më shumë dhe nga 84.3K ka shkuar në 89.9K ndjekës.

Në vend të parë të “Social Top 5” është Dea Mishel, e cila spektaklin e kaluar të “Big Brother VIP” u zgjodh si finalistja e tretë. Ajo ka fituar plot 9 mijë ndjekës këtë javë.