Me Kiarën e ka? Fansat kapin detajin në këngën e re të Butrintit

Butrint Imeri ka publikuar këngën e re “Diskoteka”, e cila është pëlqyer nga publiku, por një detaj ka tërhequr shumë vëmendjen.

Ishte pikërisht fillimi i këngës me disa ‘zëra’ drejtuar tij. “Butrint, Butrint…”, përmendet disa herë emri i artistit, së bashku me dy pyetje: “Ta bëj një pyetje”, “Butrint çfarë mendoni në lidhje me…”.

Këngëtari ka qenë shpesh i diskutuar kohët e fundit prej ish-lidhjes së tij me Kiara Titot, ku gjatë qëndrimit të saj në shtëpi në fillime tregoi mbështetje për të.

Edhe në këngë ai shprehet “i lënduar” nga një vajzë, ndonëse thotë se e ndien veten në faj. Nuk dihet nëse Butrinti po flet për një histori personale apo është frymëzuar diku tjetër.