Ekzekutoi binzesmenin në Lezhë, media portugeze ‘plas’ bombën e rradhës: Vrasësi i Nikulajt u rekrutua nga mafia shqiptare në Angli, ka tentuar edhe dy herë…

Mediat portugeze kanë shkruar sërish për ekzekutorin Rúben Saraiva që akuzohet se vrau Ardian Nikuljan në biznesin e tij, pak ditë më parë në Shëngjin.

Mediat shkruajnë se ai ishte larguar në drejtim të Britanisë së Madhe para shumë vitesh aty ku ka krijuar kontsakte me mafian shqiptare.

Tashmë Saraiva është shpallur në kërkim bashkë me 4 shtetasit britanikë që shërbenin si informatorë dhe Edmond Haxhian i cili dyshohet se ka porositur vrasjen e biznesmenit.

Saraiva kishte udhëtuar në drejtim të Shqipërisë dy muaj më parë dhe kishte tentuar edhe dy herë të tjera të afrohej për të ekzekutuar Nikulajn, por nuk kishte arritur ta realizonte planin e tij.

Më tej thuhet se portugezi dyshohet se ai është larguar nga Shqipëria në rrugë tokësore duke kaluar përmes Maqedonisë së Veriut për t’u kthyer sërish në Britaninë e Madhe.