Eksperti i kriminalistikës zbardh detaje të reja për vrasjen e Ardian Nikulajt: Nuk kemi një autor të bllokuar, killeri ka për objektiv…

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi në një intervistë për Panorama TV ka komentuar vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, ku ekzekutori i dyshuar është killeri portugez Rúben Saraiva.

Rexhepi tha se kemi të bëjmë me një ngjarje të mirëskenuar, pasi biznesmeni është vrarë në habitatin e tij, dhe se viktima ishte një person me peshë të madhe politike, ku shtoi se ekzekutori ka qenë i përgatitur dhe ‘i blinduar’ në rast se do kishte rezistencë apo përplasje me armë.

Sakaq shtoi se autorë të tillë, kanë për qëllim vetëm të kryejnë atentatin dhe është e vështirë të rrëfejnë mbi porositësin dhe se ekstradimi i tij do jetë i vështirë, pasi ne jemi shtet që nuk na respektojnë.

Vrasja e biznesmenit, Ardian Nikulaj është një skenar real apo i stisur?

Dua të besoj skenarit real, nëse është i stisur i bie që ne të ikim me vrap nga Shqipëria. Është deklaratë nga krerët e shtetit. Ai i ndjeri u vra në habitatin e tij, që nuk ishte kollaj ti afrohej, kishte dritëhijet e veta. Kishte patur disa konflikte pronësie.

Nuk ishte e lehtë për këtë vrasje?

Jo nuk ishte e lehtë, është një qytet ku njerëzit njihen dhe ai ishte me masa sigurie. Kam shprehur konsiderata deri në momentin kur u shfaq historia e kësaj vajze, nëse është sajesë jemi në një shtet problematik, nuk dua ti besoj. Policia bëri një mbyllje shembullorë, nën presion të lartë, jemi para një fushate elektorale. I ndjeri ishte një person me mbështetje, mbante dhe pesha politike. Nuk e përjashtoj se situata mund të jetë e ngatërruar, flitet për prova adënëje por të shohim si do ecë ngjarja.

Ku na çojnë të gjitha informacionet?

Disa deklarata bëhen pa dashje, ose rrëshqasin për të arritur tek autori. Filluan ta transferojnë ngjarjen, faktikisht nuk e di pse po ngarkohet situata, jemi para autorësisë. Të zbuluar në gjykimin tim do ishte një deklaratë fikse, kemi plot ngjarje pa zbuluar. Presioni politik mori ngarkesë, pasi përflitej për konflikt. Kyçi mediatikisht, është deklaruar se një vajzë është penduar dhe ka rrëfyer. Kriminelët lënë prova, ka çeduar vetëm pjesa shqiptare ajo e huaj ka qenë perfektë. Do ishte bërë kasaphanë nëse të dyja palët do kishin reaguar. Jemi një mini shtet që nuk na respektojnë, nuk mund të arrihet ekstradimi.

Policia ka qenë e mirë në punët e saj, por dhe autorët? Si janë zbuluar kaq shpejt…

Motori ka qenë 200 kubikë dhe autori e ka zgjedhur për të lëvizur kollaj, qyteti ka një hyrje e dalje. Nuk ke ku shkon, një postobllok e situata do ishte zgjidhur. Nuk kemi një autor të bllokuar, killeri ka për objektiv asgjësimin dhe ai e bëri. Ai ishte veshur me mbrojtëse deri poshtë, ka qenë i përgatitur. Këta janë njerëz shumë të vendosur, merr paratë dhe nuk tregon porositësin. Shqiptarët nuk i afroheshin dot ishte njeri me peshë i ndjeri Nikulaj.