Arrestimi i dy britanikëve dhe porositësit të vrasjen së Nikulajt në Britani, policia jep detajet e minutës së fundit

Pas arrestimit të porositësit të dyshuar, Edmond Haxhia për ekzekutimin e Ardian Nikuljat dhe dy shtetasve britanik, ka reaguar menjëherë policia duke deklaruar se organet hetimore vijojnë punën intensive për kapjen edhe të autorëve të tjerë.

NJOFTIMI POLICISE:

Falë bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë shqiptare dhe asaj britanike, pas shkëmbimit të informacionit, lokalizohen dhe kapen në Londër, 3 prej autorëve të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe kërkimore, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për vrasjen e 51-vjeçarit Ardian Nikulaj, falë shkëmbimit të informacionit në kohë, Policia britanike mundi të lokalizojë në Londër, të kapë dhe të vërë në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, 3 prej shtetasve të shpallur në kërkim, konkretisht shtetasit E. H., Th. M. dhe S. H.

Ndërkohë, Policia e Shtetit vijon intensivisht punën, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët për lokalizimin dhe kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen.